E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaraj: Rama, derdh lotë krokodili për viktimat e 21 janarit

Zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj, në një deklaratë për shtyp, akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë kreun e PS-së, përsa i takon 21 janarit.
 

“Sot kreu i grushtit të shtetit që rrethoi me bashibozukë e mercenarë Këshillin e Ministrave, për të marrë me dhunë karrigen e Kryeministrit, vazhdon të derdhë lotë krokodili për viktimat e puçit që bëri për kolltukun e tij.
 

Sot Edvin Rama që më 20 janar do të lajmëronte shqiptarët për të vdekurit e viktimat e 21 janarit, në rast se nuk do t`i dorëzohej pushteti, duke faktuar vehten si nip i denjë i dajës së tij, anëtarit të Byrosë së atëhershme politike, xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare Spiro Kolekës, kriminelit që do të deklaronte më 11 dhjetor të vitit 1990, se pushtetin e morëm me gjak dhe do ta mbajmë me gjak dhe bir i denjë i babait të vet Kristaq Rama, xhelatit të Havzi Nezës dhe disidentëve të tjerë shqiptarë, përpiqet të lajë duart si Pilati me krimin e tij të shëmtuar të përdorimit të njerëzve si mish për top për karrigen e tij”.
 

Më tej, Mustafaraj vijoi akuzat personale ndaj kryesocialistit Rama.
 

“Sot Edvin Kristaq Rama që akuzoi babain e tij, pasardhësi i Ben Alive, Gedafëve, Mubarakëve të Shqipërisë që përmbysëm 20 vite më parë, njeriu që ka nxjerrë të zhveshur në plazhet publike , ka rrahur shtazërisht në publik gruan tjetër të radhës, ka rrahur dhe nxjerrë nga shtëpia nënë dhe gruan e radhës, ka guximin t`u drejtohet sot nënave e motrave shqiptare, ndërsa mban ende të flakur në fytyrë shaminë e lotëve të zisë që nëna e motra shqiptare ja përplasën si një vrasës i vërtetë i viktimave të grushtit të 21 janarit” tha ajo.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›