E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitje e armatosur e një kazino në Strugë

- Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 4.10 minuta, një person i armatosur ka plaçkitur një kazino që ndodhet në rrugën “Niko Nestor” në Strugë.

Sipas informacioneve nga SPB në Ohër, grabitësi e ka sulmuar fizikisht punëtoren e kazinosë dhe ka marrë rreth 295 mijë denarë. Policia është vënë në kërkim të grabitësit të armatosur, i cili pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›