Policia kërkon publikisht katër persona

Policia e Pejës është në kërkim të katër personave të cilët janë shpallur të humbur nga familjarët e tyre.
Të zhdukur janë: Ilirjana (Masar) Rizvanolli, Ukë (Shpend) Lajqi, Ibish (Daut) Zekaj dhe Esad (Murat) Dupljak.
Me datën 29.08.2012, viktima Iliriana Rizvanolli, e lindur me 07.03.1970, ka dalë nga shtëpia e saj në rrugën “Mithat Frashri” në Gjakovë dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas të dhënave që rasti posedon, viktima ka vuajtur nga sëmundje psikike dhe ishte nën terapi përkatëse. Viktima është e gjatë 160 cm, peshon 75 kg, ngjyra e flokëve bionde.
Me 15.12.2006 është paraqitur rasti person i zhdukur dhe viktimë është Ukë Lajqi, i lindur me 10.04.1937, në fshatin Malaj të Rugovës, me banim në rrugën “Wiliam Woker” nr. 37 Pejë. Viktima për herë të fundit është parë me datën 09.12.2006 dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima është i gjatë 180cm, ngjyra e flokëve të thinjura, ngjyra e syve e kafet.
Me datën 21.11.2010, është zhdukur viktima Ibish Zekaj, i lindur me 23.07.1947 në Jablanicë të Madhe, me banim në rrugën “Maria Shllaku” nr. 43 në Pejë. Viktima për herë të fundit është parë në shtëpinë e tij në lokacionin e lartcekur dhe sipas të dhënave që rasti posedon, viktima ka vuajtur nga sëmundje psikike (depresion). Viktima është i gjatë 182 cm, flokët e thinjura dhe është me mustaqe.
Me datën 17.07.2006 është paraqitur rasti person i zhdukur, Esad Dupljak i lindur me 23.01.1966 Koshevari-Bello Poje Mali i Zi, me banim në fshatin Vitomericë Peje. Viktima është zhdukur në shtator të vitit 2002, dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima është i gjatë 175 cm, peshon 75 kg, ngjyra e flokëve e zezë, ngjyra e syve e kafe.
Njësia e Hetimeve Rajonale në Pejë është duke punuar intenzivisht për këto dhe raste tjera të paraqitura, andaj apelon të të gjithë qytetarët se nëse i kanë parë, dëgjuar apo dinë ndonjë informacion lidhur me këta persona te cilët konsiderohen si të humbur, të njoftojnë Policinë e Kosovës, përkatësisht stacionet më të afërta policore, apo në numrat e telefonit 039 432 327, 044 506 094./Indeksonline/