E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyten dy të rinj në ujërat e lumit Mat dhe në plazhin e Gjirit të Lalëzit

bregu-i-detit-te-durresit-kDurrës/Mat- Dy të rinj 20 dhe 22-vjeçar kanë humbur jetën sot në ujërat bregdetit shqiptar.

Besjan Maja është 22-vjeçari që është mbytur në Gjirin e Lalëzit mesditën e sotme teksa ishte futur për tu larë.

Polumbarët arritën të nxjerrin trupin e tij nga deti teksa ka nisur hetimi për shkakun e ngjarjes.

Ndërsa një tjetër i ri, 20-vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Mat po në mesditë.

Mësohet se policia dhe polumbarët nisën kërkimet për gjetjen  e trupit të djalit. Për të dyja rastet nuk ka detaje të tjera teksa pritet përfundimi i hetimeve nga strukturat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›