Grabitje në Lushnje-I kërkoi ujë dhe e vuri në gjumë, gruaja i merr lekët të moshuarës invalide

Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për grabitjen e 1.3 milionë lekëve brenda një banese në fshatin Zhamë të Lushnjës. Grabitja është denoncuar nga Jalldiz dhe Arif Ibraliu, ndërsa për autore dyshohet një grua.
Gjithcka është shënuar në orët e mesditës kur në shtëpi ndodhej vetëm gruaja invalidë, ndërsa burri i saj ishte ne pune.
Arif Ibraliu tregon se kur ka mbërritur në shtëpi ka pare qe kutia ku mbanin paratë paratë ishte bosh. Kamerat e sigurisë të një shtëpie aty pranë tregojnë një makinë, me të cilën dyshohet se ka lëvizur gruaja që mori paratë.
Ajo duket kur i drejtohet banesës. Policia ka sekuestruar kamerat dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e gruas së dyshuar.
/RTSH/