E Martë, 3 Nëntor 2026

Oboti gati çizmet dhe lundrat- Banorët i druhen përmbytjeve, kanalet nuk janë pastruar

Çizme, lundra dhe koncentrat të mbledhur për bagëtitë janë masat që banorët e zonës së Obotit kanë ndërmarrë në këtë prag dimri.

Pastrimi i kanaleve në zonën e Obotit duket i vonuar. Banorët thonë se i druhen përmbytjeve pasi në zonën e Anës së Malit nuk janë marrë masa parandaluese, dhe tashmë çdo gjë varet nga reshjet që do ketë.

Më herët banorët kanë kërkuar nga pushteti vendor dhe nga bordi i kullimit që rë pastrojnë kanalin kryesor që lidh Obotin me zonën e Dajcit si dhe të ngrihet niveli i rrugës kryesore.

Bashkia Shkodër bën me dije se gjatë javës së ardhshme mjetet për pastrimin e kanaleve do të zhvendosen nga zona e Dajcit ku po pastrojnë aktualisht drejt Fshatrave të njësisë administrative Ana e Malit.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›