E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje në Padalishtë të Kërçovës, një i plagosur

Një grabitje e rëndë që përfundoi me një të plagosur ndodhi mbrëmë në fshatin Padalishtë të Kërçovës. Siç bëhet e dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë hyrë me armë zjarri në shtëpinë e pronarit 74 vjeçar.

Siq transmeton INA, ata janë hetuar nga djali i tij 44 vjeçar, i cili është sulmuar me armë nga grabitësit dhe ka përfunduar me plagë të rënda.

Grabitësit pas neutralizimit të pronarëve të shtëpisë kanë arritur që të grabisin stolitë e arit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. I plagosuri menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, për shkak të plagëve serioze./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›