Digjen gjashtë shtëpi në Gjakovë

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së premtes në Gjakovë, me ç’rast në lagjen e Sefës, ku jeton komuniteti egjiptian, janë djegur gjashtë shtëpi.
Sipas dyshimeve të para jozyrtare, zjarri masiv ka ndodhur si pasojë e defektit në instalimet elektrike. Për fat, përpos dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka pasoja në njerëz.
Familjarët e prekur nga fatkeqësi janë detyruar të strehohen te shtëpitë tjera në lagje pasi kanë ngelur pa kulm mbi kokë, raporton KTV. /Indeksonline/