Grabitjet, Balla akuzon policinë: “Dezertimi” është vepër penale
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi sot Policinë e Shtetit dhe kreun e saj, Hysni Burgaj se nuk po kryejnë detyrën, duke i lënë kështu hapësirë elementëve kriminalë.
Duke iu referuar grabitjes me maska në Pukë, ku mbetën 5 persona të plagosur, Balla i kërkon drejtorit të Policisë së Shtetit “që të marrë masa për parandalimin e degradimit të mëtejshëm të rendit publik, pasi në të kundërt, do të mbajë përgjegjësi së bashku me drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit”.
“Nga Hysni Burgaj i pari dhe të tjerët me radhë duhet ta dinë se çdo forme “dezertimi” në përballjen me krimin është vepër penale. Moskryerja e detyrës nga Policia po i lejon terren elementëve kriminale. Policia e Shtetit të vendosë kontrolle në të gjitha akset rrugore problematike, duke vënë në dispozicion edhe njësitë e saj speciale, ndërsa departamenti i Policisë kriminale të hetojë dhe ndalojë personat e maskuar që zbrazen armë edhe mbi fëmijë. Forca e shtetit dhe e ligjit duhet të bjerë fort mbi këta elementë kriminalë që po përfitojnë nga kjo periudhe tranzicioni pushteti.”- shkruan Balla në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
Deputeti Balla sjell në vëmendje edhe grabitjen e një dite më parë, ku një familje nga Ulqini i Malit të Zi, denoncoi një rast të rëndë grabitje në Rrugën e Kombit.
(BalkanWeb)