E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të sapomartuarit 'pushtojnë' Drilonin‏

POGRAEC-Parku i Drilonit në Pogradec, një prej perlave të natyrës shqiptare, së fundmi është kthyer në sfondin e klipeve martesore dhe fotografive për dhjetëra çifte që kurorëzojnë dashurinë e tyre në këtë qytet. Këtë të dielë ,së paku 30 çifte të reja kryesisht nga Korça dhe Pogradeci janë ndalur në Drilon për të filmuar dhe fokusuar copëza të qëndrimit të tyre, për ti pasur më pas si një kujtim të veçantë ,të ditës më të bukur të jetesës së tyre.

Një shëtitje me varkë në lumin që përshkon mes për mes Drilonin e shoqëruar me fotografi në shelgjet lotonjës dhe pejsazhi i mrekullueshëm natyror duket se e bëjnë edhe të paharrueshme ditën e tyre martesore.

"Kjo është dita më e bukur e jetës sime dhe kam vendosur që klipi im ,të bëhet këtu. Është një vend i mrekullueshëm dhe patjetër që e bën ditën donë të martesës edhe më të paharrueshme. Driloni ka gjithçka që unë dëshiroj, ndoshta sepse jam edhe vetë Pogradecare', tha një nuse. Nga ana tjetër, Driloni vijon të jetë një destinacion i preferuar për mijëra turistë vendas edh te të huaj, të cilët krahas natyrës së mrekullueshme përzgjedhin Drilonin edhe për kuzhinën tradicionale dhe tavën e Koranit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›