E Diel, 1 Nëntor 2026

Graciano me shenje ne qafe debaton ashper me Gentjanen

Graciano gjate dites se sotme ka mbajtur shall ne qafe dhe nuk i ka lejuar banoret qe tia heqin. Ndersa luan me Anilen Liami e sheh qe poshte shallit Graciano fsheh nje njolle kafshimi. Djemte qe ndodhen ne burg fillojne qe ta ngacmojne per nje gje te tille dhe Graciano teksa perpiqet qe tua ktheje me ironi nervozohet. Ai ia nxjerr nervat Gentjanes dhe debaton ashper me te.

Ndersa diskutojne per shenjt qe lene shpesh ciftet Genta u thote te burgosurve se ajo i urren shenjat. Graciano e degjon dhe i thote qe te mos flase kunder tij. Graciano ofendon Genten duke i thene po ben rolin e te ndershmes ti dhe Genta i pergjigjet se nuk eshte keshtu por vetem po shpreh nje mendim te saj duke thene se nuk i pelqen shenjat. Graciano i thote se Genta ka mendime te ndryshme me banore te ndryshme. Ai i kerkon Gentes qe ta sqaroje se cfare problemi ka ajo me shenjen e tij. Genta e sqaron qetesisht se nuk ka asgje kunder tij apo Lorenes por thjesht tha se nuk pelqen nje gje te tille. Graciano e akuzon duke i thene se Genta po mban krahun e Liamit por Genta nuk e pranon nje gje te tille.

Mos mbaj anen e atij ti je thjesht kove pusi ketu brenda ti shkon nga fryn era i thote Graciano Gentes. Genta mundohet qe te sqaroje Gracianon por ai i jep urdhra duke i thene qe te mos flase me dhe mendimin e saj ta mbaje per vete.
Aty vjen Lorena dhe Genta ia sqaron situaten duke e pyetur ka ndonje gje ketu per mbetje hatri dhe Lorena qetesisht i pergjigjet Jo dhe largohet.

Nuk ndodh keshtu me Gracianon ai vazhdon debatin me Genten duke e akuzuar ate per puthje poshte jorganit. Genta e kundershton duke i thene seriozisht e ke kete qe po thua e kupton se cfare po thua por Graciano vazhdon ta ofendoje Genten dhe me pas largohet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›