E Shtunë, 31 Tetor 2026

"TR- Junior Club" në Teatrin Metropol

"TR- Junior Club" ose ndryshe, Fresk Fare", është shfaqja më e re që do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol, e cila i dedikohet tërësisht adoleshentëve. Në të do të interpretojnë të rinjtë, të cilët nëpërmjet lojës aktoriale do të parodizojnë jetën e tyre të përditshme.

Shfaqja është ndërtuar e tillë, e cila edhe nëpërmjet skenografisë do të vijë live botën e internetit, bota që ka rrëmbyer adoleshencën e tyre dhe i formaton ata në karakter dhe në ndjenja.
 

Ata janë një grup adoleshentësh të cilët vendosin të tërheqin vëmendjen nëpërmjet internetit, publikojnë online ç`do gjë që ndodh në të përditshmen e tyre, dhe sigurisht duan që të jenë në qëndër të vëmendjes.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›