Graciela i jep fund miqësisë

10/02/10 18:39
Jetmiri fton Gracielën që të diskutojë një cështje me të. Ai e pyet Gracielën se përse ka një sjellje të cuditshme gjatë gjithë ditës kundrejt tij dhe ajo i përgjigjet se po ia kthen në të njëjtën mënyrë sikuse sillet dhe ai me të dhe thjesht po e imiton . Ajo i thotë se sjellja e saj nuk është aspak e cuditshme dhe i tregon raste kur ai është sjellë keq me të e ku më pas ai është justifikuar se po bën shaka dhe kjo është hakmarrja e saj. Jetmiri justifikohet sërish e i thotë se është vecse shaka apo përkëdheli, por Graciela ia pret shkurt se nuk i pranon më këto lloj përkëdhelish nga ai madje shton se ai është një tip që nuk di të bëjë shaka e të mbajë miqësi, konfidencialitet, sinqeritet apo shoqëri por vec të bëjë budallallëqe. Ty kur të jep gishtin, ti të merr krahun!- i thotë ajo. Sipas Mirit, ajo ia arriti qëllimit ta mërzisë dhe qëndron i menduar e i mërzitur në shtrat. Graciela shton se ai mund të vazhdojë miqësinë me të tjerët që i pranojnë shakatë e tija, ndërsa me të mbaron me kaq. Miri habitet fare me fjalët e saja dhe i thotë se po deliron, por Graciela ia kthen se e ka mëse seriozisht e largohet prej tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));