E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi ushqen Domenikën

10/02/10 18:15

Pasi është përgatitur supa dhe pica, banorët marrin për të ngrënë, por nuk ulen së bashku. Ata ankohen se pica nuk është bërë e mirë sepse nuk është pjekur thuajse fare dhe nuk dinë se kujt tia vënë fajin. Gjithsesi ata e hanë atë duke e shoqëruar me supë. Seldi fillon ta trajtojë Domenikën si fëmijë të vogël dhe vendos që ta ushqejë atë. Ai i vendos një gushore, pas eksperiencës së parë ku e bën pis Domenikën dhe i kërkon të falur pasi është hera e parë që bën këto veprime. Ajo fillon të bëjë rolin e fëmijës duke folur e të bëjë naze njësoj si ta dhe Seldin e quan babi. Ajo i thotë se nuk i pëlqen të hajë, por Seldi i thotë me ëmbëlësi se duhet ta hajë ndryshe e thyen në mes. Ata luajnë me lugën me lojën e aeroplanit, tragetit, balenës që fëmija të hapë gojën për të ngrënë. Së fundmi, babi mërzitet me ti dhënë fëmijës për të ngrënë e fillon ta hajë vetë supën. Pasi mbarojnë, Domenika i kërkon babit ti japë kukullën, ndërkohë që ai duhet të lajë enët. Të dy të rinjtë qeshin dhe argëtohen duke luajtur në këtë mënyrë e cila duket vërtetë komike.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›