E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gradime të reja në polici

Policia e Kosovës sot ka graduar 16 zyrtarë policorë me gradën e nënkolonelit. 

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, tha se, në te ardhmen nuk do të këtë barriera të avancimit të zyrtarëve policorë. Ai siguroi se MPB ka buxhet të mjaftueshëm për në vijim dhe se PK do të përforcohet me njësite vepruese nga ajri.

Rexhepi ndër të tjera ka thënë se Policia e Kosovës është shembulli më i mirë i ndërtimit të shtetit demokratik.

“Një sukses i veçantë është arritur në fushën e luftimit të krimit të organizuar. Përkrahja e ministrisë në këtë fushë ka qenë e vazhdueshme dhe si rezultat ne kemi miratuar edhe strategjitë kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotik, dhe terrorizmit. Angazhimi juaj dhe koordinimi me mekanizmat shtetëror kanë treguar rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe shumë shtete i’u kanë lakmi”, ka deklaruar kreu i MPB-së.

Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni tha se profilizimi i PK –së përmes reformave të arritura deri më tani kishte për qëllim që Policia të jetë më afër qytetarëve. Ai tha se sot Policia e Kosovës është model në rajon.

“Partneriteti i arritur me shtetet e rajonit dhe me gjerë ka bërë që PK-ja të jetë e angazhuar në shumë operacione komplekse të drejtuar kunder krimit të organizuar transkufitar “, tha Maxhuni.

Të pranishmit në ketë ceremoni solemne të organizuar për fundvit thanë se Policia e Kosovës ka arritur rezultate të larta në luftën kundër krimit të organizuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›