MASHT, shpalli “Shkencëtarin e vitit”

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka bërë shpalljen publike të shpërblimit vjetor për “Shkencëtarin e vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit”.
Shpërblimet këtë vit u ndanë për fusha të ndryshme të shkencës, si në filologji, mjekësi, bujqësi, shkenca natyrore dhe shkenca ekonomike.
Për dhënien e çmimit vjetor ‘Shkencëtari i vitit’ për shkencëtarët e dalluar kosovarë, përfitues të çmimit për këtë vit janë: Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinë; Lul Raka, profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës; Bajram Berisha, profesor në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.
Për dhënien e çmimit vjetor “Shkencëtari i ri i vitit’ për shkencëtarët e rinj të dalluar kosovarë, përfitues të çmimit për këtë vit janë: Qëndrim Gashi, profesor në Fakultetin e ShMN të Universitetit të Prishtinës; Avni Berisha, asistent në Fakultetin e ShMN të Universitetit të Prishtinës; Bardhok Bashota, asistent në Kolegjin Universitar ‘Iliria’. /Indeksonline/