E Diel, 1 Nëntor 2026

Gradjanska inicijativa srpska – emri i ri

Burime të sigurta brenda KQZ kanë konfirmuar për Indeksonline që lista që më herët e ka quajtur veten Iniciativa qytetare Serbia, në zgjedhjet lokale do të garojë me emër tjetër - “Iniciativa qytetare serbe”.

Rekomandimi pozitiv për këtë emërtim është dhënë edhe nga Zyreja për regjistrimin e partive politike brenda KQZ-së.

Sidoqoftë, mbetet anëtarët e KQZ-së, të konfirmojnë përfundimisht certifikimin kësaj iniciative, si dhe 32 subjekteve të tjera akoma të pacertifikuara. Kjo do të ndodhë në mbledhjen e KQZ-së që pritet të mbahet sot në orën 17:00

Po ashtu mësohet se edhe bartësit e kësaj liste, janë dakorduar me këtë kompromis./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›