Presidentja e injoruar

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, duket se ka mbetur gojëhapur nga veprimi i ambasadorit britanik, Ian Clif dhe ambasadores së ShBA-ve, Tracey Ann Jacobson, të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve përshëndetëse të presidentes Jahjaga. Dy ambasadorët nuk e kanë prishur muhabetin e tyre për ti thënë “mirëmbrëma” të parës së shtetit, transmeton Kosovapress.
Kurse ajo qe i ka dalur në ‘krah’ me përqafim të ngrohtë ka qenë ambasadorja e Frances Maryse Daviet.
Kjo ka ndodhur gjatë një solemniteti organizuar vetëm disa ditë më parë në njërin nga hotelet e Prishtinës.
Përderisa, ambasadori britanik, Ian Clif dhe ajo e ShBA-së, Tracey Ann Jacobson, po bisedonin, presidentja Jahjaga, kalon fare pran tyre duke i thirrur “ambasadorë”, mirëpo nuk merr përgjigje nga këta të fundit. Natyrisht që nuk ka prova nëse qëllimisht ata kanë injoruar këto përgjigje apo edhe nuk i kanë dëgjuar fare thirrjet e presidentes. Shiheni videon!
/Indeksonline/