E Diel, 1 Nëntor 2026

Grafik mjekëve, por në verë kurohemi pa ilaçe

Urgjenca dhe pavionet në Qëndrën Spitalore Universitare " Nënë Tereza" do të funksionojnë sipas një garfiku të veçantë gjatë verës.
Autoritetet e Qëndrës Spitalore kanë garantuar të gjitha masat, urgjenca të hapura dhe mjekët dhe infermierët në gadishmëri të çdo urgjencë. Por pavarësisht gadishmërisë, Shefi i Shërbimit të Infektivit. Dhimitër Kraja, thotë se trajtimet do të bëhet vetëm me medikamentet bazë, pasi ilaçet alternative mungojnë.
 

Ndërsa nga ana e tij, drejtori i Qëndrës Spitalore "Nëne Tereza "Saimir Ivziku tha si infektivi ashtu edhe pavionet e tjera do të jetë në gjendje gadishmërie për tu shërbyer pacientëve, sidomos në verë kur sëmundjet infektive janë më të pranishme.
 

"Plani i verës" vihet në veprim për shkak të rritjes së rasteve të infeksioneve. Sipas të dhënave, ka një shtim të rasteve me 45 përqind, ndërkohë që ka 65 paraqitje në ditë të pacintëve, për shkak të komplikacioneve që kanë prekur aparatin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›