Mjedisi, Sequi: Kuadri ligjor është i paplotë

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kalon edhe nëpërmjet çështjeve mjedisore. Por në këtë rast, axhenda e vendit drejt familjes europiane është e vonuar, pasi kuadri ligjor është i paplotë po ashtu edhe strategjitë për mbrojtjen e mjedisit. I deleguari i Bashkimit Europian në Shqipëri Etore Sequi vazhdon ti kujtoj shqiptarëve se integrimi nuk është një proces i lehtë duke kërkuar plotësimin e kushteve ndaj çdo dikaster. Në takimin e tij me kreun e mjedisit, Sequi tha se Europa ka investuar për çështjet mjedisore në 2 vjet mbi 105 milion euro nga ku duhet vetem zbatim.
Ndërsa vetë kreu i ministrisë së mjedisit Fatmir Mediu, garantoi në sy të të huajve strategji konkrte mjedisore. Për krijimin e fondit mjedisor Mediu kërkoi, përveç buxhetit të shtetit mbështjen e bizneseve private.
Gjithashtu numri një i mjesdisit tha se të përmirësimet ligjore duhen për të shmangur çdo degradimë mjedisor. Vetëm ditën e fundit në komisionin e ligjeve ky ministri ka paraqitur 3 projekligje mbi vlerësmin dhe lejet mjedisore nga ku përcaktohen qartë edhe kompetencat e pushtetit lokal.