Kjo makinë nuk ndalet para asgjëje (FOTO)
Mediat britanike bëjnë humor se kjo është makina me të cilën Jeremy Clarkson duhet të largohet nga e shoqja, pasi ajo ka zbuluar një aferë të tij. Por prezantuesi i emisionit të Top Gear thotë se kjo është makina e pashkatërrueshme, që nuk di të ndalet. Mjeti ushtarak kushton 300 mijë sterlina dhe është e rëndë 10 ton. Ajo i reziston eksplozivit plastik, ndërsa një sasi e njejtë mund të shkatërrojë një makinë Hummer krejt lehtësisht.


