E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi, Canaj: Djema, dua fitore!Trajneri “Vetëm një fitore me Kastriotin mund të na largojë nga vendet e fundit"

Rrjetet sociale:

Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, e ka vlerësuar si ndeshjen e kthesës ballafaqimin me Kastriotin (të shtunën, ora 14:30), në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra kolonjare humbi 3-0 në ndeshjen e fundit me Apoloninë në Fier, dhe pasuesi i Ilir Qirjakos në stolin e Gramozit kërkon impenjim maksimal nga lojtarët e tij.

“Vetëm një fitore mund të na largojë nga vendet e fundit, pasi çdo rezultat tjetër do të përkeqësojë së tepërmi qëndrimin tonë në Superligë”, - tha Canaj.

Gramozi në katër ndeshje në shtëpi ka fituar vetëm një ndeshje, atë kundër Flamurtarit (2-0), teksa barazuar një dhe ka humbur dy të tilla.

Debutuesi i Superligës renditet në vendin e 10-të, me 6 pikë në 7 ndeshje, ndërkohë që kundërshtari i radhës, Kastrioti (3 ndeshje në transfertë/ 1 barazim/ 2 humbje) ndodhet në vendin e 6-të me 8 pikë.

Një fitore e Gramozit do të sillte për rrjedhojë edhe rokadën midis dy skuadrave.


Numri i klikimeve - 1346
  E Premte, 23 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›