E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gramshi", basti i parë i KolësKamza, në drejtimin e ish-trajnerit Petrit Haxhia ka grumbulluar 100 per qind pikëve në shtëpi

Rrjetet sociale:

Trajneri i ri i Kamzës, Agustin Kola, synon ta nisë me fitore aventurën e tij në krye të një skuadre të Kategorisë së Parë, duke u risjellë kënaqësinë e tifozëve kamzalinj pas humbjes në derbin me Partizanin (2-1) në javën e 7-të.

Ish-tekniku i Tiranës e “shijoi” nga tribuna fitoren e skuadrës së tij ndaj Elbasanit (2-1) në Kupën e Shqipërisë, por tashmë përballë Gramshit (vendi i 11-të, 7 pikë), Kola kërkon pikët e plota në fushë.

Kamza, në drejtimin e ish-trajnerit Petrit Haxhia ka grumbulluar 100 per qind pikëve në shtëpi (3 ndeshje, 3 fitore), e Kola  dëshiron vazhdimësinë ndaj Gramshit, që nga ana e tij, i ka humbur të tre takimet e para në transfertë, madje pa shënuar qoftë edhe një gol.

Kategoria e Parë
Java 8,
Të shtunën, 24.10.2009
Kamza-Gramshi
Lushjna-Burreli
Elbasani-Memaliaj
Luftëtari-Bylis
Besëlidhja-Bilishti
Ada-Skrapari
Turbina-Sopoti

Të hënën, 26.10.2009
Pogradeci-Partizani

Numri i klikimeve - 1347
  E Premte, 23 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›