E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi fiton derbin dhe ngjitet mbi Skenderbeun

Gramozi fitoi derbin e prefektures, ndaj Skenderbeut te Korces me rezultatin 2-0, ne nje te ftohte acar dhe ne nje terren te rrethuar me debore, por edhe pa pranine e tifozeve. Fitorja e fundit e ekipit te Agim Canajt, eshte vleresuar si nje nder rezultatet me te rendesishme te pjeses se pare te ketij edicioni. Olivera ne fillim te pjeses se dyte dhe Rustemi me tej shenuan nga nje gol, duke i dhene tre pike Gramozit, qe u ngjit mbi Skenderbeun ne klasifikim. Ne fund te tabeles se Superiores, pas Gramozit tani vjen Skenderbeu dhe Flamurtari. Vlonjatet vazhdojne qe te thellojne krizen e tyre. Edhe ne Niko Dovana te Durresit, Flamurtari nuk ia ka dale qe te marre nje pike ndaj Teutes vendase. Durrsaket shenuan nje gol me vlere trepikeshe duke lene ne vend te fundit vlonjatet, qe nuk kane edhe aq shume shprese per t'iu shmangur zones se ftohte. Pozitat e trajnerit Gugash Magani, jane lekundur ndjeshem pas ketij rezultati.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›