"Ditet e Albanologjise", ekspozohen thesaret e trashegimise kulturore shqiptare
Nje pjese e thesareve te kultures dhe trashegimise se Shqiperise, duke nisur qe nga antikitetit e qe hedhin drite mbi qyteterimin shqiptar, u ekspozuan dje, ne kuader te "Diteve te Albanologjise", ne ambientet e Qendres se Studimeve Albanologjike. Te pranishem ne kete ekspozite tw quajtur "Thesaret e kultures shqiptare", ishin vec kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e vleresoi hulumtimin e gjurmeve historike, si pjese e identitetit shqiptar; edhe kreu i Ministrise se Arsimit, Myqerem Tafaj, autoritete te arkeologjise, akademike, perfaqesues te trupit diplomatik etj. Permes objekteve te shumta arkeologjike prej qeramike, terakote etj., si dhe zbukurimeve apo veshjeve qe u perkisnin fiseve ilire dhe mandej krahinave te ndryshme te Shqiperise neper shekuj, paraqiten vetem nje pjese te fondit te arte te trashegimise kulturore qe ka vendi yne.
Kryetarja e Kuvendit vizitoi me radhe pavijonet e periudhave historike, duke vleresuar hulumtimin dhe promovimin e gjurmeve historike, te trashegimise materiale e shpirterore te kultures se lashte e te re shqiptare, si nje nder deshmite me te qenesishme te identitetit shqiptar.
"Eshte nje ekspozite e shkelqyer. Ne kemi thesare te medha qe ende nuk jane ekspozuar plotesisht, ndersa Qendra e Studimeve Albanologjike ka ne misionin e saj edhe restaurimin e ketyre thesareve, per t'i bere gati ato qe te ekspozohen edhe per publikun e gjere", tha ne fjalen e tij ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, QSA-ja, e reformuar ne kuader te reformes se sistemit te kerkimit shkencor, eshte nje qender me nje potencial jashtezakonisht te madh ne fushat shkencore shqiptare. Ndersa gjate ketyre diteve ne media eshte debatuar qe kryetari i Akademise se Shkencave ka shprehur deshiren qe Instituti i Albanologjise te bashkohet serish me kete institucion, Tafaj deklaroi se "kjo eshte dicka qe i perket te shkuares". Sipas tij, kjo qender ka statusin me te larte te mundshem akademik shkencor ne Shqiperi, eshte e njejte me cdo universitet tjeter, nderkohe qe sot ajo ka hyre ne nje tjeter faze te rendesishme te zhvillimit te saj, vec kerkimit shkencor qe e ka pasur tradite, edhe pergatitjen e albanologeve te rinj. Nderkaq, drejtori i Qendres se Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, pohoi ne fjalen e tij se kjo ekspozite qe perfaseson kulturen shqiptare, eshte nje nder vecorite e vendit tone, permes se ciles ne qasemi me komunitetit evropian. "Ditet e albanologjise jane organizuar per te kerkuar nje sensibilizim per publikun pasi duam te tregojme se ne kete vend zhvillohet dhe kultura, pune shkencore dhe ka rezultate te cilat publiku duhet t'i njohe, ne menyre qe objektivi i punes sone te mos mbetet abstrakt por te ndihmoje shoqerine", vijoi me tej ai.
F. Shahaj