Matematika s'lejon Dinamon, per titullin
Aranit Muraci
Dinamo nuk ndalet, sepse nuk e deshiron nje gje te tille dhe kunder deshires se saj, nuk ka asnje skuader qe te ndale, per kete sezon. Me fitoren e djeshme 4-2 ndaj Vllaznise, ne "Selman Stermasi", thjesht matematika nuk e shpall Dinamon ne kete moment kampionen e ketij edicioni. Ende pa perfunduar pjesa e pare e ketij edicioni, Dinamo ka lene pas 15 jave te jashtezakonshme. Nuk mund te ishte menduar se nje nga ekipet favorite per titullin kampion, do te kishte nje ecuri te tille. Blute arrijne nje fitore tjeter ne Superiore, e 13-ta ne 15 jave te kampionatit e gjashte radhazi, ose 8-ta fitore nga 8 ndeshje ne shtepi. Perballe Vllaznise, Dinamo siguroi nje fitore edhe me spektakolare se te tjerat, e cila duket e mjaftueshme per te hedhur firmen se ne merkaton e janarit, kjo skuader nuk ka nevoje per asnje perforcim. "Ishte nje tjeter fitore e merituar. Me perjashtim te ndonje momenti ne loje, sepse e kishim te qarte se Vllaznia do te kerkonte pike ne kete ndeshje, por ekipi jone ne pergjithesi reagoi mire", - theksoi trajneri i bluve, Shkelqim Muca. "Dinamo zhvilloi nje ndeshje tjeter pozitive. Me kete fitore Dinamo po ruan ritmin e duhur, nderkohe qe rruga eshte ende e gjate", - theksoi trajnerit dinamovit, i cili po perserit nje nder sukseset e radhes ne rolin e trajnerit. Ne nje terren te renduar nga shiu, Dinamo shenoi kater gola ndaj Vllaznise. Ekipi kryeqytetas kalon ne epersi, brenda 10 minutave loje me dy gola te shpejte. Sulmuesi i talentuar Fatjon Sefa, shenoi golin e pare, pas nje zbritje te shpejte dhe mesfushori i kombetares sone Elis Bakaj, realizoi golin e dyte te ndeshjes kur Vllaznia nuk e kishte marre ende veten. Pas shenimit te dy golave te shpejte, Dinamo ul ritmin dhe eshte Vllaznia qe perfiton, duke u hedhur ne sulm dhe kopjon lojen e bluve ne fillim. Rajovic dhe Dhembi shenojne secili nga nje gol dhe barazojne shifrat. Ekipet u futen ne dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabarte, por me fillimin e pjeses se dyte, Dinamo shfaq "egersine" e saj te zakonshme, duke mos toleruar aspak para kundershtarit. Pas disa sulmeve, Sefa dhunoi nje dopiete ne kete pjese loje, duke realizuar tre gola ndaj Vllanzise se Shkodres dhe me kryesorja i dha nje tjeter fitore ekipit te tij. Dinamo e mbylli lojen ne favorin e saj, me kater gola te shenuar ne porten shkodrane, duke permiresuar statistikat e saj ne te gjitha drejtimet. Fitorja e fundit e Dinamos perforcon shqetesimin e ngritur, se pas perfundimit te pjeses se pare te sezonit aktual, interesi per ekipin qe do te jete ne gare per te fituar titullin, nuk eshte ai i sezoneve te kaluara. Pas ndryshimit te formules se kampionatit, titulli eshte dorezuar ne javen e fundit, pas ndeshjeve direkte te ekipit te pare me ndjekesin me te afert. Dinamo ka qene nje nga skuadrat qe diskutoi finalen dhe fitoi titullin ne edicionin e pare, pas ndryshimit te formules. Kete vit me ritmin aktual Dinamo kerkon qe te mos e diskutoje me titullin, pas ndeshjeve te fazes se trete.