E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi humb shanset, Flamurtari ashperson garen ne fund

Gramozi mund te konsiderohet ekipi i pare qe e ka siguruar renien ne nje kategori me poshte. Skuadra kolonjare, e cila ndodhet tete pike poshte vendit te parafundit dhe pret ne mesjave edhe masat ndeshkuese te Disiplines nisur nga aktet e dhunes qe jane shfaqur ne ndeshjen e se shtunes ne Erseke, do ta kete te veshtire mbijetesen. Pas nje viti ne Superiore Gramozi pritet te zbrese serish ne Kategorine e Pare. Do te jete e veshtire per ekipin e drejtuar nga trajneri Agim Canaj qe ne shtate javet e fundit te arrije te parakaloje dy ekipe te tjera, ne nje kohe kur skuadrat qe garojne per mbijetese po i fitojne ndeshjet e tyre me radhe. Aktet e dhunes, te shfaqura ne ndeshjen e fundit me Skenderbeun detyruan gjyqtarin e ndeshjes, Taullai qe ta nderpriste ate para kohe. Komisioni i Disiplines pritet te marre masa te forta per kete ndeshje te nderprere. Deri ne ate moment (minuta e 76-te), Skenderbeu kryesonte me nje gol te Guerrib. Sakaq, para se te marre masa, FSHF ka denuar aktet e dhunes, duke paralajmeruar se do Gramozin e presin masa ndeshkuese. Ndeshjet e tjera nuk shenuan incidente, por kane ashpersuar garen ne fund. Fitorja e Flamurtarit ne Kavaje dhe e Vllaznise ne Tirane ka ngjeshur me njera-tjetren ekipet qe rrezikojne renien, deri te skuadra pretendente per ne Evrope. Diferenca prej shtate pikeve i ndan ekipet pretendente per ne Evrope dhe ato qe rrezikojne renien.
Vendi i trete dhe ekipet qe rrezikojne, verdiket e fundit
Faza e trete ka sjelle permbysje te medha, ne arritjen e objektivave te skuadrave. Tirana ka dale nga gara per te fituar trofe, kurse Dinamo dhe Besa kane siguruar dy vendet e para. Deri ne fund mbetet te percaktohet ekipi i vendit te trete, qe do te marre pjese ne Europa Lige dhe ekipet qe do te bien ne nje kategori me poshte. Pas incidenteve ne ndeshjen me Skenderbeun, Gramozi mund te konsiderohet ekipi i pare qe do te bjere ne nje kategori me poshte.
Red Bull zhgenjen serish, ne Cmimin e Madh te Australise
Baton pas fitores me Meklaren: Ishte pergjigja me e mire
Xhenson Baton, kampioni i botes ne fuqi shenoi fitoren e dyte radhazi ne pisten e Melburnit te Australise. Nje sezon me pare, me nje skuderi tjeter, ate te Braun Gp, ai kishte triumfuar, nderkohe qe me skuderine e re, Meklarenin, ne garen e dyte te ketij sezoni, Baton rikthehet te fitorja e munguar edhe per skuderine ne fjale. Ai u ngjit ne podium bashke me Robert Kubiken e Renaultit dhe Filipe Masen e skuderise se Ferrarit. Ashtu si ne rastin e Bahreinit, edhe ne Australi duhet thene fakti se Red Bulli zhgenjeu plotesisht. Sebastian Vetel e nisi garen e dyte te ketij sezoni i pari, pas provave zyrtare, por nuk rezultoi as kete radhe qe te ishte ne podium, bashke me fituesit e tjere. Fituesi i gares se dy javeve me pare, Fernando Alonso, i skuderise se Ferrarrit, perfundoi ne vend te katert, para Niko Rosbergut te Meklaren Mercedez. Ljuis Hamilton perfundoi ne vend te gjashte, pasi perfitoi edhe nga nje gabim i Mark Veberit te Red Bullit. Forca India i Vitantonio Liuxit u ngjit ne zonen e pikeve, duke dhene nje fare surprize ne kete kampionat. Shtate here kampioni i botes, Majkell Shumaker mbylli listen e piloteve qe moren pike ne garen e Australise, pasi doli i dhjeti ne gare. Megjithate, pavaresisht fatit jo shume te mire te Sebastian Vetelit, fitorja e Batonit ishte e merituar. Alonso pati nje fillim te ngadalte, megjithate i hapi rruge Batonit, ne kthesen e pare. - "Pas gabimit te pare, e pata te veshtire qe te mendoja fitoren. Me eshte dashur te rrish shpejtesine jashte normave, ne shume momente dhe gjithcka eci mire," - theksoi Baton, pas triumfit ne Melbern. - "Ishte pergjigja me e mire dhe jam vertet shume i lumtur," - theksoi ai. Triumfi i Xhenson Batonit erdhi edhe per shkak te gabimeve te dy piloteve te Red Bullit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›