E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito: Titulli, ende ne duart e Interit

Diego Milito thekson se Interi eshte skuadra favorite per te fituar titullin kampion te Seria A, pasi edhe pas humbjes se pesuar nga Roma ndodhet ne krye te kampionatit. Roma triumfoi ne "Olimpico", me rezultatin 2-1, por Milito thote se gara mbetet e hapur, ndersa per Interin fatet e titullit jane ne duar te kryesuesve te momentit. - "Ne jemi te zhgenjyer nga kjo humbje, por ama jemi te qete dhe optimiste se deri ne fund te kampionatit do te arrijme te ruajme kryesimin," - theksoi autori i golit te vetem ndaj Romes, ne ndeshjen e se shtunes, ne mbremje. - "Ne do te kerkojme te fitojme ndeshjen tjeter. Nuk kemi mundur dot qe te shenojme golin e dyte, ndaj Romes, pasi ne nje rast te tille mund te shmangnim humbjen." Daniele Rosi shenoi golin e pare per ekipin e Romes, per barazoi shifrat ne mesin e pjeses se dyte Milito dhe nuk zgjati shume momenti i gezimit te zikalterve, sepse Luka Toni i riktheu epersine skuadres se Ranierit, gjashte minuta me vone. Humbja ka rihapur garen ne Seria A per titullin kampion dhe pervec Milanit qe kishte disa ndeshje qe rivalizonte me skuadren e Murinjos, tani edhe Roma eshte rikthyer dhe do te pretendoje qe te fitoje titullin kampion, ne fund te gares. - "Pas barazimit ne luajtem me mire dhe kerkuam golin e dyte, por per fat te keq ishte Toni qe shenoi golin e dyte per ekipin e tij, pasi u ndodh ne vendin e duhur," - theksoi Milito. - "Mendoj se nje barazim do te ishte nje rezultat teper i drejte duke marre ne konsiderate faktet e ndeshjes, ku patem raste te shumta per shenimin e golave," - shtoi me tej sulmuesi zikalter. - "Megjithate rezultati nuk ndryshon synimet tona per kete sezon, perkundrazi ato mbeten te njejtat dhe titulli mendoj se eshte koma ne duart tona, pasi jemi te paret ne klasifikim," - shtoi Milito. Interi do te ndeshet kete te merkure, kunder CSKA-se se Moskes, ne ndeshjen e pare cerekfinale te "Champions League".

Seria A
Java e 31-te
Kievo-Parma 0-0
Fiorentina-Udineze 4-1
Juve-Atalanta 2-1
Livorno-Bari 1-1
Napoli- Katania 1-0
Palermo-Bolonja 3-1
Roma-Inter 2-1
Sampdoria- Kaljari 1-1
Siena- Xhenoa 0-0

Inter 63
Roma 62
Milan 59
Palermo 51
Napoli 48
Juve 48
Sampdoria 48
Fiorentina 44
Xhenoa 44
Bari 43
Parma 42
Kaljari 40
Kievo 38
Katania 35
Bolonja 35
Lacio 32
Udineze 32
Atalanta 28
Siena 26
Livorno 25

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›