Zakeroni: Juve, jo ne kondicionin e duhur fizik
Trajneri i Juves, Zakeroni i eshte gezuar pikeve qe mori skuadra e tij ndaj Atalantes, fale golit te Filipe Melos ne minutat e fundit te ndeshjes. Atalanta e viri ne veshtiresi Juven, por fati ndihmoi ekipin e Zakeronit, i cili pranoi ne fund te ndeshjes se pergatitja fizike e lojtareve la per te deshiruar. - "Ekipi vuajti ne loje, pasi nuk ka demonstruar pergatitje te mire fizike," - theksoi trajneri Zakeroni. - "Ndaj Atalantes e rendesishme ishte fitorja qe siguruam dhe qe i hap rruge synimit final te ekipit, ne fund te kampionatit." Del Piero realizoi ne mesin e pjeses se pare nje gol fantastik per ekipin e tij, por Amuruzo barazoi shifrat ne fund te pjeses se pare. 10 minuta para perfundimit, Melo goditi bukur me koke dhe topi perfundoi ne rrjete. Me kete fitore bardhezinjte shpresojne ende qe te arrijne vendin e katert, cka do te thote pjesemarrje ne Ligen e Kampioneve.