Gramozi, kontakte me Shkëmbin e OsmaninBurime nga Erseka, por dhe nga Korça, flasin për nisjen e tratativave me Blendi Shkembin e Skënderbeut e Tefik Osmanin e Tiranës.

Gramozi, skuadra simpatike kolonjare, e porsangjitur në Kategorinë Superiore, pas festimeve të bujshme për ngjitjen për herë të parë në Superligë, tashmë po i drejtohet merkatos. Burime nga Erseka, por dhe nga Korça, flasin për nisjen e tratativave me Blendi Shkembin e Skënderbeut e Tefik Osmanin e Tiranës. Gramozi financohet nga kompania lider e karburanteve në Shqipëri, “Taçi-Oil International”.
E Marte, 02 Qershor 2009