Volfsburgu përgatit listën për blerjet e reja
Volfsburg - Skuadra e Volfsburgut sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë për herë të parë në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Gjermanisë janë duke përgatitur një listë me futbollistët që kërkojnë të afrojnë në merkaton e kësaj vere, në mënyrë që të paraqiten sa më mirë në evenimentin më të rëndësishëm të Evropës.
Në listën e Volfsburgut ndodhen edhe shumë emra të njohur, mes të cilëve janë: Luka Toni, Tomas Kahlenberg, Hamit Altintop dhe Tim Borovski. Afrimi i këtyre futbollistëve lidhet shumë edhe me buxhetin që do të kenë në dispozicion drejtuesit e kampionëve.