E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri portugez, lamtumirë nëse nuk fiton

Lisbonë - Trajneri i Portugalisë, Karlos Kueiroz, rrezikon t’i japë lamtumirën kësaj përfaqësueseje në rast se nuk fiton në ndeshjen e Tiranës përballë skuadrës tonë. Deri tani, në 5 ndeshje Portugalia ka arritur të marrë vetëm 1 fitore, 3 barazime, dhe 1 humbje.

Një barazim tjetër përballë Shqipërisë, do t’i komplikonte shumë pozitat e portugezëve. Federata e këtij vendi është duke menduar seriozisht për largimin e trajnerit Kueiroz.

“Është një ndeshje e rëndësishme, megjithatë jemi të qetë dhe besojmë se do ta fitojmë këtë sfidë. Duhet të tregojmë kualitetin dhe aftësitë tona, mbi të gjitha duhet të jemi të qetë dhe të kemi besim tek futbolli i grupit. Kam ndjekur miqësoren Shqipëri-Milan, por nuk është e sigurte se çfarë mund të ndryshojë trajneri i ri”, deklaron Kueiroz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›