Gramozi, tripletë Tërbunit në acar

Gramozi fitoi 3-0 ndaj Tërbunit të Pukës, një ndeshje e prapambetur kjo e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Kolonjarët u ngjitën në vendin e pestë me 25 pikë
Golat për kolonjarët e Ilir Qirjakos mbajnë firmën e Lenës (45’+1), Lifos (51’) dhe Shupes (84’). Takimi u zhvillua në temperaturë -8 gradë.
Në javën e 17-të, Gramozi do të luajë në Lezhë kundër Besëlidhjes, ndërsa Tërbuni do të presë në Pukë Burrelin.
Kategoria e parë kryesohet nga Pogradeci, me 40 pikë, i ndjekur nga Kamza, 35. Ada mbyll renditjen me 10 pikë, por me një ndeshje më pak.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 03 Shkurt 2011