E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria zbret Tani e 66-ta ne FIFA

Shqipëria humbi dy vende në renditjen e publikuar nga FIFA për muajin shkurt 2011, duke u pozicionuar tani në vendin e 66-të, nga ai 64-t që ishte në janar të këtij viti.

Në fakt, Kombëtarja nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit janar, duke mos humbur apo përfituar pikë-bonus, por për shkak të ndeshjeve të ekipeve të tjera, Shqipëria ra në ranglistën botërore të FIFA-s, në të cilën marrin pjesë 208 skuadra kombëtare futbolli nga gjashtë konfederata.

Në renditjen botërore, Shqipëria ndodhet midis Kubës (65) dhe Bostvanës (67). Në renditjen e UEFA-s, Shqipëria nuk ka lëvizur dhe ndodhet midis Armenisë (34) dhe Polonisë (36).

Ndeshja e parë ndërkombëtare e Shqipërisë për vitin 2011 është ajo kundër Sllovenisë, më 9 shkurt.

Nga ekipet kundërshtare të Shqipërisë në Euro 2012 (grupi D); Franca ka zbritur 1 vend, tani e 19-ta  duke qenë edhe e para në grupin tonë. Bjellorusia është e 36-ta (+1 vend), Bosnjë-Hercegovina është e 42-ta (+3 vende). Rumania  e 57-ta (- 1 vend) dhe Luksemburgu i 131-ti (+1 vend).
 
Në renditjen botërore, kryeson Spanja me 1887 pikë, e ndjekur nga Holanda (1723 pikë) dhe Gjermania (1485 pikë).

Renditja e re do të publikohet, më 9 mars 2011.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 02 Shkurt 2011

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›