E Martë, 3 Nëntor 2026

Gramsh- Goditën me grushte një 40-vjeçar, në pranga 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Gramshit pasi për motive të dobëta goditën me grushte një 40-vjeçar.

Ngjarja ndodhi më 6 prill, ndërsa i lënduari vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka vënë në pranga dhe një 31-vjeçar pasi ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve E. B., 21 vjeç dhe Xh. B., 22 vjeç, të dy banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 06.04.2024, rreth orës 23:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Gramsh, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Pas kontrollit në banesën e 21-vjeçarit, është gjetur një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.   

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›