E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, Shefi i Kirurgjisë: Spitali prej vitesh pa reanimator

GRAMSH- Mungesa e një reanimatori ka vështirësuar punën për mjekët e spitalit të Gramshit, të cilët shpesh në raste emergjencash shëndetësore detyrohen të nisin pacientët drejt Elbasanit apo Tiranës.

Sipas shefit të Kirurgjisë Qemal Zani, prania e reanimatorit është mëse e nevojshme, pasi kjo shmang rrezikun për pacientët në gjendje të rëndë, për të cilët distanca kohore prej 1 ore, drejt qytetit më të afërt është rrezik për jetën.

“Mungesa e reanimatorit shkakton shumë vështirësi. Kemi vite që reanimacionin e mbulojmë më shumë me shoqëri që nga Elbasani. Problem është kur ka raste urgjente, ne detyrohemi t’i nisim drejt Elbasanit e Tiranës”, tha Zani.

Por një tjetër problem që shkakton mungesa e reanimatorit është radha e pacientëve që presin për ndërhyrje kirurgjikale, derisa në spital të paraqitet mjeku i ardhur nga Elbasani.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›