E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri: Komisioni i Reformës Zgjedhore mund të shtyhet deri në pranverë

TIRANE- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka informuar sot opinionin publik se punimet e këtij komisioni mund të shtyhen deri në pranverë, ndërsa tha se palët kanë rënë sot dakort që krimi elektoral të cilësohet vepër penale, por nga ana tjetër nuk kanë gjetur konsensus për përdorimin e fondeve qeveritare për reklamat propagandë, një pikë që sipas tij, PS e konsideron të rëndësishme.

“U miratua paketa e ndryshimeve në Kodin Penal por që prekin krimet elektorale, pra rritja e masave ndëshkuese, përcaktimi i figurave të reja të krimit. Gjithashtu kemi diskutuar dhe miratuar në parim edhe paketën për fushatën në media, por nuk kemi gjetur konsensus për dy pika, sidomos për njërën, që e konsiderojmë të rëndësishme, sic është përdorimi i fondeve publike për reklama qeveritare para fushatës zgjedhore”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri tha më tej se kjo është një pikë e kritukuar, “një pikë që patjetër kërkon një rregullim ligjor të posacëm përpara fushatës zgjedhore, aq më tepër që kemi qenë dëshmitarë të përdorimit të vazhdueshme të parave publike në funksion të propagandës qeverituare dhe të gjitha shtetet europiane këtë gjë e rregullojnë”, deklaroi ai.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjiknuri: Komisioni i Reformës Zgjedhore mund të shtyhet deri në pranverë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›