E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ekzekutuan nënë e bir në 1997, Gjyka burg pa afat 3 të akuzuarit

PATOS- Burg pa afat për tre të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 1997 në Patos, e cila u zbadh nga policia e Fierit dy ditë më parë. Gjykata e këtij qyteti ka lënë në fuqi vendimin për Arben Celen 45-vjec, Altin Hoxhën 36-vjec dhe Eduard Banaj 36-vjec.

Tre të akuzuarit dyshohen si autorët e vrasjes së 45-vjecares Drita Rrapollari dhe djalit të saj 12-vjec Ermal Rrapollari, ngjarje e ndodhur më 3 prill të vitit 1997. Gjatë seancës së sotme, njëri prej të akuzuarve Arben Cela ka pranuar fajësinë e krimit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›