Gramsh dhe Erseke 5 te vdekur ne ngjarje aksidentale

Policia Viktimat e Gramshit Altin Elezi Nazif Boja dhe Dritan Hoxholli. Ne Erseke Bujar Avdyli dhe Pandi Prifti
GRAMSH/ ERSEK- Tre persona jane gjendur te vdekur mbremjen e djeshme ne Gramsh pasi jane zene nga tavani i nje godine ku po merrnin skrap. Policia pohoi se viktimat jane Altin Elezi 37 vjec Nazif Boja 22 vjec dhe Dritan Hoxholli 28 vjec. Ata kane gjetur vdekjen ne momentin qe ishin duke nxjerre hekur ne nje ndertese tek godina e ish-rezervave te shtetit ne fshatin Bratile te komunes Kodovjat. Godina e vjeter eshte shembur duke zene poshte tre punetoret.
Burimet e policise ne vendin e ngjarjes pohuan se ende nuk dihet kur eshte koha e sakte e ngjarjes. Vendi ku ka ndodhur ngjarja eshte ne nje zone te izoluar dhe tre viktimat jane gjetur dje nga nje banor qe ka kaluar rastesisht. Nga hetimet e para mendohet se goditjet e vareve te tre viktimave kane demtuar murin mbajtes te godines e vjeter.
Ne nje moment muri ka rene dhe per pasoje soletat e tavanin kane zene poshte tre personat. Hetuesit pohuan se Elezi mendohet te jete personi i cili kishte nje pike te grumbullimit dhe shitjes se skrapit ne Elbasan ndersa personat e tjere punonin per te kundrejt nje pagese te caktuar.
Banore te zones kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane tentuar qe te nxjerrin viktimat por ato kishin vdekur. Per me teper se gjysme ore punonjesit e policise kane punuar per te nxjerre trupat e viktimave te cilet me pas jane nisur per ne morgun e spitalit te Elbasani.
Sipas policise keta te fundit kane udhetuar drejt fshatit Bratile me makinen e 28-vjecarit Hoxholli. Banoret e zones pohuan se ndertesa e vjeter ishte nderuar per ushtrine dhe me pas ishte vene ne perdorim te rezervave te shtetit. Prej vitesh ajo ishte e braktisur dhe tejet e amortizuar.
Policia ka marre kontakt me familjet e viktimave te cilet kane pohuar se tre burrat ishin larguar mbremjen e se enjtes dhe qe nga ai moment nuk kishin marre asnje njoftim prej tyre. Ekspertet kane nisur hetimet per ngjarjen dhe paraprakisht prej tyre eshte ngritur versioni se ngjarja eshte aksidentale. Pritet qe sot policia te kete edhe nje konkluzion perfundimtar ne lidhje me ngjarjen pas perfundimit te plote te akteve te ekspertimit autopise se trupave te viktimave dhe veprimeve te tjera hetimore.
Dy persona humben jeten teksa perpiqeshin te nxirrnin gure ne nje gurore. Ngjara e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne fshatin Qinamin te Ersekes. Viktimat jane Bujar Avdyli 59-vjec dhe Pandi Prifti 64- vjec.
Behet e ditur se punetoret i ka zene nje masiv guresh duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise te cilat po punojne per zbardhjen e e ngjarjes se ndodhur ndersa pritet qe pas hetimeve te tyre te behen te ditura me shume detaje perfshijne edhe verifikimin e kushteve teknike ne pune.