E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD kandidatet per bashkite kryesore

Mazhoranca dhe opozita kane percaktuar kandidatet per bashkite me te medha ne vend. Berisha i jep LSI-s dy qytete te humbura mban per vete Durresin. Rama vendos rikandidimin ne Tirane. Opozita do te rikandidoje drejtuesit e suksesshem

TIRAN- Gara elektorale per vendoret e 8 Majit ka ndezur motoret dhe dy kampet politike kane percaktuar kandidatet per qytetet kryesore por edhe kreret e bashkive te vogla apo komunave. Kreu i opozites Rama duket se e ka pasur me te lehte zgjedhjen pasi presioni i aleateve te vegjel nuk eshte teper i larte.


Nga ana tjeter Berisha ka zhvilluar negociata te forta me LSI-ne dhe me sa duket ka arritur te binde Meten qe te marre dy bashki. Shanset per te fituar jane teper te vogla dhe te lere bashkine reale ku LSI shpresonte Durresin


Opozita


Socialistet do te vendosin kandidatet e tyre ne te gjitha bashkite kryesore te vendit dhe ne zgjedhje do te kene mbeshtetjen e te gjithe aleateve. Burime brenda PS-se pohuan dje se Edi Rama e ka vendosur rikandidimin per kryetar te Bashkise se kryeqytetit. Ne Durres opozita ende nuk ka percaktuar nje emer te qarte por sipas te gjitha gjasave do te rikandidoje kryetari aktual Vangjush Dako.


Paralelisht opozita po zhvillon negociata edhe me nje kandidat qe konsiderohet teper i forte per Durresin. Nese ai kandidon Dako ka pranuar qe te terhiqet nga gara. Ne Elbasan opozita do te rikandidoje Qazim Sejdinin. E njejta skeme do te ndodhe edhe ne Korce ne emer te opozites do rikandidoje kryetari aktual i bashkise Niko Peleshi.


Ne Vlore dhe Fier opozita i ka percaktuar kandidaturat dhe kryetaret aktuale Baftjar Zeqaj dhe Shpetim Gjika kane nisur prej muajsh punen. Ata kane marre konfirmimin e krereve te partise ne te dy qytetet qe teorikisht jane te thjeshta per PS-ne.


Burime brenda PS-se pohuan se ende nuk eshte percaktuar kandidati i opozites per Shkodren por dy emrat qe po diskutohen jane Keti Bazhdari dhe Genc Uruci. Duke qene se shanset e opozites per te marre bashkine e Shkodres jane teper te vogla mund te pritet edhe ndonje levizje tjeter dhe ti lihet zone e lire aleateve qe te provojne elektoratin e tyre.


Ne Gjirokaster opozita ka vendosur rikandidimin e Flamur Bimes ndersa ne Sarande ceshtja eshte ende ne diskutim. Dy emrat qe jane percaktuar per fazen finale jane Stefan ipa dhe Rajmonda Gjoni.


Mazhoranca


Perzgjedhja e kandidateve nuk ka qene aspak e lehte per kryeministrin Berisha i cili eshte perballur me kerkesat e forta te LSI-se. Meta ka kerkuar fuqimisht bashkine e Durresit ku pritej kandidimi i Lefter Kokes por ne fund eshte detyruar qe te dorezohet. Ne kembim te Durresit Meta ka marre kandidaturat e Elbasanit Durim Hushi Fierit Pogradecit dhe disa zona ne qarkun e Beratit.


Fieri dhe Elbasani aktualisht kane kryetar bashkie te majte dhe kandidatet e LSI-se shihen si rrezik minimal per Sejdinin dhe Zeqajn. Nga ana tjeter lenia jashte e Lefter Kokes mund te kete pasoja ne LSI-ne. Si mjet presioni ndaj LSI-se ne negociata eshte perdorur edhe aleanca e re me PDIU-ne.


Zyrtarizimi i cameve ne krah te Berishes i ka dhene ketij te fundi sigurine matematikore qe qeveris edhe pa LSI-ne.
Ne Durres mazhoranca do te vendose si kandidat ministrin e Kultures Ferdinand Xhaferrin. Per Xhaferrin ky eshte kandidimi i dyte per bashkine e Durresit. Heren e pare mori me pak se dy mije vota.


Ne Tirane Berisha ka percaktuar prej kohesh Lulzim Bashen i cili duhet te perballet me kandidatin me te forte te mundshem Edi Ramen. Ne Vlore mazhoranca do te vendose nje tjeter deputet Ardian Kollozin. Ne Shkoder mazhoranca do te rikandidoje Lorenc Luken ndersa ne Korce pritet kandidimi i prefektit Andrea Mano.


PRPLASJET KRYESORE

Tirane
Edi Rama
Lulzim Basha

Durres
Vangjush Dako
Ferdinand Xhaferri

Elbasan
Qazim Sejdini
Durim Hushi

Vlore
Shpetim Gjika
Ardian Kollozi

Fier
Baftjar Zeqaj
LSI

Shkoder
Keti Bazhdari/Genc Uruci
Lorenc Luka

Korce
Niko Peleshi
Andrea Mano

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›