Humb 30 e energjise Burreli dhe Kukesi ne krye te listes
TIRAN- Niveli i humbjeve te energjise elektrike te hedhur ne rrjet vijon te jete ne tregues problematik. Amortizimi i rrjetit vjedhjet si dhe mosgatishmeria e konsumatoreve ne rrethe te ndryshme te vendit bejne qe humbjet te qendrojne mbi 30 per qind duke ruajtur keshtu rrezikun e shtrenjtimit te metejshem te energjise per mbulimin e kostos se tyre.
Sipas te dhenave qe Enti Rregullator i Energjise i ka raportuar Kuvendit per vitin 2010 kompania CEZ Sherndarja ka arritur te zbrese humbjet nen kufijte e parashikuar ne kontrate megjithate ka mjaft zona te vend te cilat mbajne shifra rekord per mospagimin e energjise elektrike.
Deri ne fund te vitit 2010 CEZ Shperndarja raporton se ka ulur humbjet deri ne 30.38 per qind nderkohe qe deri ne fund te 2011-s ato duhet te ulen edhe me tej duke shkuar ne 27.9 per qind.
Ulja e humbjeve eshte nje tregues rendesishem pasi per dy vite me radhe kompania CEZ Shperndarja e ka justifikuar kerkesen e saj per rritjen e cmimit te energjise elektrike me nivelin e larte te humbjeve. Nisur nga kjo sa me shume pagesa te faturave dhe investime ne permiresimin e rrjetit do te sillnin cmime me te pranueshmete energjise.
Pagesat
Fundi i vitit 2010 ka shenuar ndryshime ne listen e qyteteve problematike ne pagesa e energjise ku Kuksi ka humbur pas disa vitesh vendin e pare duke ia lene ate nje qyteti tjeter.
Sipas te dhenave te ERE-s qyteti me problematik ne humbje tashme eshte Burreli ku 45.1 per qind e energjise qe hidhet ne rrjet humb ose per shkak te mospagesave ose nga amortizimi i tij. Ne vend te dyte me shume pak diference me vendin e pare renditet Kukesi qytet ne te cilin humb 44.9 per qind e energjise qe hidhet ne rrjet.
Me pas vjen Shkodra Durresi dhe Fieri. Konsumatoret me te rregullt ne pagesa e energjise elektrike jane gjirokstastritet qytet i cili ka edhe nivelin me te vogel te humbjeve rreth 21 per qind. Me pas ne renditje vijne beratasit qe paguajne 78.1 per qind tiranasit me 76 per qind dhe korcaret me 75.4 per qind elbasanjllinjte me 73.6 per qind etj.
Pakenaqesia
Edhe pse kane permiresim krahasuar me nje vit me pare treguesit e paraqitur nga CEZ Sherndarja ne lidhje me nivelin e humbjeve nuk e kane kenaqur ERE-n. Madje enti shprehet hapur se qe prej privatizimit te OSSH-se nuk eshte verejtur ndonje permiresim i ndjeshem ne miremenaxhim. Eficenca e ulet ne konsumin e energjise elektrike vjen si pasoje e nje menaxhimi ende cilesisht te pamjaftueshem te sektorit te shperndarjes nga ana e CEZ-it.
Privatizimi i OSSH-se deri tani nuk ka reflektuar akoma ndonje kthese te ndjeshme ne miremenaxhim. shte detyre themelore e CEZ Shperndarjes qe te reflektoje thelle ne permiresimin e menaxhimit te shoqerise dhe te realizoje sa me shpejte kthesen pozitive te shumepritur nga konsumatori shqiptar - citohet ne raportin e ERE-s per vitin 2010.
Humbjet e medha ishin justifikimi kryesor i CEZ Shperndarjes per rritjen e cmimit te energjise elektrike per vitin 2011.
Nderkohe ne vendimin e tij enti nuk rriti energjine per konsumatoret por uli cmimin me te cilin KESH ia shet CEZ Shperndarjes duke sakrifikuar keshtu kompanine shteterore. Pergjate vitit 2010 KESH ia ka shitur energjine CEZ-it me 2.03 leke per kilovat/ore nderkohe qe nga janari i ketij viti cmimi u ul ne 1.48 leke.
ERE Stacion meteorologjik ne Drin per shmangur permbytjet
Permbytjet e ne Shkoder e Lezhe do te administroheshin me mire nese KESH do te kishte nje stacion meteorologjik ne zonen ujembledhese te hidrocentraleve te lumit Drin. Ky eshte perfundimi i Entit Rregullator te Energjise i paraqitur ne raportin e vitit 2010 ne lidhje me administrimin e ujerave dhe energjise se prodhuar nga HEC-et e drinit.
Sipas ERE-s KESH duhet te ngreje nje stacion te posacem meteorologjik qe te mbikeqyre reshjet ne kaskaden e Drinit gje e cila do te sherbente edhe per miradministrimin e ujerave. Stacionet e matjeve dhe te lajmerimit te kushteve hidrometeorologjike ne disa pika te pellgut ujembledhes te lumit Drin do ti sherbenin jo vetem rritjes se eficences se shtrytezimit te rezerves hidroenergjetike por do te ishin shume efektive per parashikimin dhe minimizimin e dukurise se permbytjeve ne zonen e Shkodres - citon raporti.
Hidrocentralet e Drinit prodhojne pjesen me te madhe te energjise elektrike qe konsumohet ne vend. Sipas te dhenave zyrtare HEC-et e Fierzes Komanit dhe Vaut te Dejes mbuluan 85 per qind te totalit te energjise elektrike te prodhuar ne Shqiperi gjate vitit te shkuar.
Humbjet duhet te ulen me 9 deri ne 2014
Ulja e nivelit te humbjeve te energjise elektrike eshte nje nder kushtet kryesore te kontrates se shitjes se Operatorit te Sistemit te Shperndarjes tek ceket e CEZ. Deklarata rregullatore e fismosur ne momentin e shitjes se pjeses me te madhe te aksioneve shteterore tek privatet parashikonte reduktimin e humbjeve nga kompania deri ne 17 per qind brenda pese vitesh.
Sipas kontrates kompania duhet te ulte humbjet me 8 per qind pergjate viteve 2010-2011. E njejta pritshmeri eshte edhe per vitet ne vijim. Ne menyre qe te jete ne rregull me shtetin shqiptar kompania duhet te ule humbjet edhe me 9 per qind gjate viteve 2012-2014.
Humbjet
Kukesi leshon vendin e pare ne renditjen e qyteteve per humbjet me te medha te energjise elektrike. Sipas te dhenave me te fundit nga Enti Rregullator i Energjise ne vend te pare per nivelin me te madh te humbjeve eshte Burreli i cili ndiqet nga Kukesi dhe Shkodra. Ne Burrel vetem 54.9 per qind e energjise qe hidhet ne rrjet paguhet ndersa pjesa tjeter vidhet nuk paguhet ose humb per shkak te rrjetit te amortizuar.
Arketimet
Gjirokastritet dhe Korcaret jane konsumatoret me te rregullt. Te dy keto qytetet bashke me Elbasanin dhe Beratin mbajne vendet e para per pagesat e faturave te energjise elektrike. Ne Gjirokaster paguhet rreth 79 per qind e energjise qe hidhet ne rrjet ndersa ne Berat 78 per qind. Po ashtu edhe ne Korce niveli i pagesave eshte mbi 75 per qind. Humbjet e energjise elektrike kane qene nje nder shkaqet kryesore te kerkesave per rritje te cmimit nga ana e CEZ Shperndarjes.
Parashikimi
ERE sugjeron ngritjen e nje stacioni hidrometeorologjik ne pellgun ujembledhes te Drinit. Nje gje e tille sipas Entit Rregullator te Energjise do te bente qe KESH te administronte me mire ujin dhe energjine e prodhuar nga hidrocentralet qe ndodhen ne kete zone. Po ashtu ngritja e nje stacioni parashikimi te kushteve atmosferike ne kete zone do te minimizonte pasojat negative te permbytjeve ne zonat e Lezhes dhe Shkodres