Gramsh, shembja e urës rrezikon jetën e dy fëmijëve

Ka mundur të kthehej në një tragjedi kthimi nga shkolla e dy fëmijëve në Gramsh. Pasditen e sotme dy fëmijët kanë rrezikuar jetën pas shembjes së një ure primitive në fshatin Poroçan.
Mësohet se ura është shembur në momentin që fëmijët e moshës 11-14 vjeç kane qenë duke kaluar.
Ka qenë një banor i zonës i gjendur aty, që ka shpëtuar fëmijët, të cilët i ka marrë rrjedha e lumit përreth 100 metra.
Ura ka qenë një problem i madh për zonën, pasi ajo kthehet në rrezik sa herë që ka reshje shiu.