E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, tentoi të vriste me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet

GRAMSH – Tentoi të vriste me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet nga policia 43-vjeçari Leonard Taçe. Ngjarja është shënuar në Gramsh, ku konflikti për pronësinë, ka çuar në plagosjen e 31-vjeçarit me iniciale K.S.

Mësohet se 43-vjeçari pas konfliktit ka qëlluar në drejtim të 31-vjeçarit në tentativë për ta vrarë atë, por plumbat fatmirësisht e kanë kapur shkarazi, duke i shpëtuar kështu dhe rrezikut për jetën. I plagosuri është dërguar në spital dhe mësohet së është jashtë rrezikut për jetën.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›