E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramshi e Memaliaj ndjejnë pranë Mamurrasin e Vlorën

Gramshi (27 pikë) dhe Memaliaj (26) vazhdojnë dominimin e tyre në Kategorinë e Dytë, respektivisht në Grupin e Veriut dhe atë të Jugut, duke qenë të shkëputura nga ndjekëset e tyre, Mamurrasi () dhe Vlora (22). Edhe në javën e 11-të dy kryesueset e grupeve fituan.

GRUPI I VERIUT

Gramshi i trajnerit Edmond Mustafaraj fitoi 3-0 me Egnatian e vendit të fundit. Mamurrasi debutues fitoi në shtëpi 1-0 me Përparimin e Kukësit. Albpetroli fitoi 1-0 me Erzenin falë golit të Metës. Iliria e Fushë-Krujës fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Korabit të Peshkopisë. Veleçiku mposhti 2-1 Olimpikun, ndërsa Çlirimi fitoi 3-2 me Luzi 2008.

KATEGORIA E PARË
JAVA 11
GRUPI I VERIUT

CLIRIMI-LUZI 2008 3-2
Shënues: Marku 10’, Kasa 70’ (autogol0, Miho 88’ 911-m)O/ Kasa 65’, Thartori 72’

VELECIKU-OLIMPIKU 1-2
Shënues: Kurtaj 45’, Hasa 47’/ Koni 11’

ILIRIA-KORABI2-0
Shënues: Sala 38’, Gjokeja 53’

ALBPETROL-ERZENI 1-0
Shënues: Meta 68’

MAMURRASI-PËRPARIMI 1-0
Shënues: Ndoj 30’

GRAMSHI-EGNATIA 3-0
Shënues: Ceno 24’, Koçia 50’, Shahini 56’

GRUPI I JUGUT

Memaliaj fitoi ngushtësisht me Delvinë (1-0), falë golit të Seferit (46’). Maliqi morri tri pikë në shtëpi me Himarën (3-1). Tepelena mundi Tomorin 3-2, ndërsa Vlora fitoi në transfertë me Poliçanin (1-3). Butrinti nuk e fali Përmetin (2-0). Pojani i vendit të fundit humbi 1-2 me Domosdovën.

KATEGORIA E PARË
JAVA 11
GRUPI I JUGUT

MEMALIAJ-DELVINA 1-0
Shënues: Seferi 46’

MALIQI-HIMARA 3-1
Shënues: Ametlli 14’, 51’ (11-m), Pino 91’/ Çela 29’

TEPELENA-TOMORI 3-2
Shënues: Done 55’, Xhafa 60’, Gaba 90’/ Berberi 37’, 77’

POLICANI-VLORA 1-3
Shënues: Tabaku 6’/ Ribaj 1’, Sulejmani 26’, Demiri 88’

BUTRINTI-PËRMETI 2-0
Shënues: Lushaj 49’ (11-m), Gurma 65’

POJANI-DOMOSDOVA 1-2
Shënues: Maçolli 88’/ Karaj 10’, 15

E Hene, 08 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›