Grand Ballo në TOB, jepet mbrëmja tradit për fundvitin
E kthyer tashmë në traditë nuk kishte si t'i mungonte këtij fundviti. Baleti, kërcimi muzika si dhe pjesë orkestrore të dirigjuara nga maestrot më në zë të artit shqiptar janë luajtur në Grand Ballon e fundvitit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Tradita vjeneze erdhi për të gjashtin vit radhazi duke i ofruar publikut dhe miqeve të operas një mbrëmje të veçantë nën tingujt e mrekullueshëm të Shtrausit, Vivaldit, Bethovenit e shumë emra të tjerë, të cilët vunë vulën e tyre në muzikën klasike. E ftuar në këtë mbrëmje speciale ka qënë sopranoja Oriana Kurteshi, e dirigjent Jetmir Barbullushi. Në Grand Ballo u interpretuan edhe numra të zgjedhur nga realizimet më të sukseshme të këtij sezoni artistik. Pjesë e publikut kanë qënë personalitete të larta të vendit si Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli,Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë Helmut Lohan si ministri i Turizmit ,Kulturës,Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri.