E Diel, 1 Nëntor 2026

Grand Slam Nadal kalon ne raundin e katert

Rafael Nadal i ka shtuar një tjetër fitore ecurisë së tij pozitive në US open, duke u kualfikuar në raundin e katërt të turnout amerikan Grand Slam. Kampioni në fuqi mundu 3-0 me sete (7-6, 6-1, 7-5) tensitin argjentinas David Nalbandian, duke konfirmuar edhe një herë veten si një nga favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion. Nadal u përball me lojën e saktë të rivalit të tij sidomos në setin e parë, ndërsa në të dytin dominoi plotësisht, përpara se të siguronte fitoren me tie-break.

Tenistët e tjerë që vazhdojnë rrugën për në raundin e katërt të US Open janë Gilles Simon dhe Andy Roddick. I pasi mundi me vështirësi argjentinasin Juan Martin Del Potro, ndërsa amerimani fitoi me lehtësi 3-0 me sete ndaj Julien Benneteau.
Ndërkohë, turneu amerikan i tensit për femra ka njohur emrat e cerekfinalisteve të para.

Italiania Flavia Pennetta ka siguruar kualfikimin pas fitores në dy sete (6-4, 7-6) ndaj kinezes Peng Shuai. I njëjti sukses edhe për rusen Vera Zvonarave, e cila siguroi një biletë për në çerekfinalet e US open për femra, pasi mundi 2-0 me sete tenisten gjermane Sabine Lisicki. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›