E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teksas gjendje e jashtezakonshme nga zjarret

Zjarrfikësit në Teksas po luftojnë me flakët  gjigande që kanë shkrumbuar deri tani një sipërfaqe 26-km të gjatë e  kanë shkatërruar  plotësisht pothuajse 500 shtëpi. Rreth 5,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në Bastrop, 50 km në jug-lindje të Austin. Autoritete të shërbimit  pyjor e përshkruan  vatrën si një përbindësh  që nuk ishte vënë fare nën kontroll.

Ndërsa në mbarë shtetin ka mbi 60 vatra zjarri, ky është pa dyshim më i madhi e deri tani ka shkatërruar  dhe gjysmën e parkut shtetëror të  kontesë Bastrop.  Zyrtarët thanë se zjarri ishte "rritur në mënyrë të konsiderueshme", të hënën dhe deri tani kishte djegur  10.000 ha. Guvernatori i Teksasit Rick Perry ka ndërprerë fushatën presidenciale për të ndjekur nga afër situatën e zjarreve.

Para  gazetarëve  ai deklaroi se 48 në 72 orët e ardhshme  do të jenë "të rëndësishme."  Flakët janë përhapur dhe më për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhia tropikale Lee ndërsa vatrat e zjarrit  janë disa dhjetëra.

Sipas guvernatorit Perry sipërfaqja e shkrumbuar nga zjarret e kohëve të fundit është e barabartë me sipërfaqen e shtetit të  Connecticut.  Ai u bëri thirrje banorëve që të marrin parasysh urdhërat për evakuim. Një zjarr në lindje të Teksasit  u ka marrë jetën  një nëne 20-vjecare dhe  foshnjës së saj  ditën e diel.  Teksasi po përjeton thatësirën më të rëndë që nga viti 1950.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›