E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Granit Xhaka beson: Kemi gjithçka në duart tona

Granit Xhaka beson se Arsenali mund të fitojë Premier League, pavarësisht se ka lënë pikë në dy ndeshjet e fundit. Një barazim 2-2 me West Ham të dielën pasoi të njëjtin rezultat si me Liverpool fundjavën e kaluar.

“Nuk ka të bëjë me mentalitetin, sigurisht që jo”, u tha Granit Xhaka gazetarëve. “Ky është futbolli. Kishim mundësinë të shkonim 3-1, por pësuam gold he u barazuam 2-2. Mendoj se pas 2-0 e ulëm ritmin pak.  Pse? Une nuk e di. Ishte paksa e ngjashme me Liverpool. Nëse shënonim 3-1, atëherë ndoshta loja do të ishtë krejtësisht ndryshe, por është pjesë e futbollit”.

Xhaka pranon se mënyra se si pësuangolat ishte “shumë e lehtë”, por ai nuk është shumë i shqetësuar nga gabimet në mbrojtje dhe rëniet e pjesës së dytë që i kushtouan atyre atë që dukeshin si fitore të sigurta.

“Duhet të shohim ndeshjen, të analizojmë dhe të shohim se çfarë ndodhi dy herë radhazi. Nuk jam shumë i shqetësuar”, tha Xhaka.

“Nëse diçka nuk shkon mirë, është e lehtë t’i drejtosh gishtin dikujt tjetër. Tani është koha për të qenë bashkë. Shtatë ndeshje për të luajtur. Ne e përballuam këtë sfidë deri më tani. Askush nuk po mendonte për këtë në fillim të sezonit, kështu që le të shkojmë deri në fund”.

“Unë nuk jam i zemëruar. Jam i zhgënjyer, sigurisht. Ne patëm shansin  pas 2-0 për të marrë tri pikët. Nuk mund t’i fitoni ndeshjet nëse nuk performoni për 90 minuta. Ne nuk e bëmë këtë. Por ne ende kemi gjithçka në duart tona. Nëse fitojmë ndeshjet e ardhshme, ju e dini se çfarë ndodh”.

Me kaq shumë fokus te Manchester City, i cili ka fituar gjashtë ndeshje radhazi në Premier League duke mbyllur diferencën dhe gjithashtu për të vendosur titullin në duart e veta, Xhaka tha se Arsenali nuk po fokusohet te skuadra e Pep Guardiolës.

“Është në rregull. Ne nuk po i shikojmë ata”, tha Xhaka. “Le t’i fitojmë fillimisht ndeshjet tona dhe nëse fitojmë ndeshjet e tjera, nëse nuk humbim pikë, ju e dini më mirë se unë se çfarë ndodh pas 38 ndeshjeve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›