Lejoi futjen e mallrave kontrabandë kundrejt ryshfetit, arrestohet doganieri në Portin e Vlorës

Një 46-vjeçar, doganier në portin e Vlorës është ndaluar nga policia “pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi P. Gj., 56 vjeç, banues në Sarandë gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë, në këmbim të ryshfetit.
46- vjeçari u konstatua nga policia duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/