Gratë e LDK-së i brohorasin Fatmir Sejdiut

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së kryetarit të nderit të LDK-së, ish presidentit Fatmir Sejdiut, ai u prit me më shumë brohoritje nga Forumi i Gruas së kësaj partie sesa Isa Mustafa
Lirie Kajtazi, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, ka thënë se vendosmëria dhe guximi i gruas shqiptare bëri që të inicioj procese prosperuese dhe të ndritura për vendin tonë.
Sipas saj, gratë kosovare nuk lejuan të jenë pjesë pasive e zhvillimeve të gjithëmbarshme të viteve e ’90, prandaj edhe themeluan këtë Forum para 22 vjetësh.
“Tani kur edhe janë arritur disa nga objektivat për të cilat u angazhuam së bashku, roli i gruas së organizua në LDK mbetet po aq i rëndësishëm si edhe më parë, ngase sfidat nëpër të cilat po kalon shoqëria kosovare pas pavarësisë po e determinojnë si të pashmangshme rolin e gruas në të gjitha fushat e jetës shoqërore”, ka thënë ajo.
Por fjalë të mëdha dhe premtime u dha kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.
Ai premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që ta përforcojë edhe më shumë rolin e garve në të gjitha fushat si dhe përfshirje në proceset e zhvillimit të ndërtimit të shtetit.
“Dëshirojë të theksojë një rol të veçantë që gruaja sot e ka në Kosovë në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, në arsim, në shëndetësi, në kulturë dhe në ekonomike, dhe të ju sigurojë se do bëjë çdo gjë që ta përforcojmë edhe më tutje rolin e gruas, që gruaja të jetë prezentë dhe pjesëmarrëse aktive në të gjitha proceset që ne do ti zhvillojmë në ndërtimin e shteti të Kosovës. Po ashtu bindjen time dhe bindjen e LDK-së se pa pjesëmarrje më të madhe të femrës në shoqëri dhe pa realizimin e rolit të saj, prej familjes e deri tek institucionet qeveritare ne nuk mund të ndërtojmë një shtete të mirëfilltë dhe nuk mund të ndërtojmë një shoqëri të mirëfilltë”, ka thënë ai.
Mustafa ka pohuar se kanë nevojë për reformimin e Forumit të Gruas në aspektin e përfshirjes më të madhe jo vetëm në Forum por edhe në të gjitha organet e LDK-së.
Madje ka thënë se bashkë me to do të arrijnë t’i fitojnë zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale.
“Qëllimi jonë është që së bashku me ju, të gjithë ne ta ndërtojmë një shtet të fortë, demokratik, një shoqëri demokratike, një shoqëri të zhvilluar i cili perspektivën e ka në integrimet evropiane dhe në një miqësi të përhershme me SHBA-të, ashtu siç ka theksuar edhe presidenti Rugova, që bazë dhe fundament tepër i rëndësishëm i kësaj shoqëria të jetë femra kosovare. Së bashku me ju, t’i zgjerojmë radhët e LDK-së në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme lokale, parlamentare dhe presidenciale të fitojmë sepse meritojmë fitoren, sepse ju e meritoni të fitoni sepse posedojmë femra të zonjat, të arsimuara, posedojmë anëtarësi të fortë të LDK-së me një organizim të fortë me një përgjegjësi të fortë dhe përkushtim të fortë”, ka thënë ai.
Mustafa përveç që u ka uruar 22 vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas, u ka uruar atyre edhe 7 marsin ditën e mësuesit, duke thënë se shumë prej tyre e kanë atë profesion.
Ndërsa Fatbardha Emini, si pjesë e reformimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka pohuar se në këtë parti të drejtat e gruas kanë prioritet të lartë dhe se çmohen si duhet. Në fillim të këtij shënim përvjetori, u intonua himni shtetëror dhe ai dardan, i Ibrahim Rugovës. /Kosovapress/